Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kafen e parë për vitin e ri 2018 e ka pirë me bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta.

Këtë e ka treguar vetë ajo në një postim në Facebook, ku ka treguar edhe detaje nga festa familjare e tyre.

“Kafja e parë e 2018 me qetësi dhe dashuri. Bora dhe Era e mbajtën fjalën, e shtruan tavolinën dhe i lanë të gjitha enët.Normal që pas orës 12 gëzuan me shoqërinë e tyre, ndërsa ne të dy në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gëzuar edhe të gjithëve ju me familjet tuaja!,” shkruan Kryemadhi në Facebook.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: