Vincenzo Montella ka thënë me humor se nëse Sevilla do të ketë shanse për të mundur Manchester United të mërkurën atëherë duhet të “vrasë” Alexis Sanchez.

Sevilla do të presë Djajtë në ndeshjen e parë të 1/8-ave dhe Montella sugjeron se ekipi i tij duhet të tregohet më agresiv se sa duhet për të ndalur Sanchez në Ramon Sanchez Pizjuan.

“Mbase do ta vrasim ose të paktën ta dëmtojmë rëndë,” shprehet Montella në prag të ndeshjes.

“E mbaj mend mirë Sanchez që prej kohës kur luante te Udinese. Ai është përmirësuar ndjeshëm që prej asaj kohe. Ai është një lojtar shumë i mirë kur vjen puna për tranzicionin e aksioneve dhe gjetjen e hapësirave, dhe ka një shpejtësi shumë të mirë në sulm.”

Montella më pas foli pak edhe për gjendjen e skuadrës së tij.

“Correa është mirë. Të hënën ai nuk e përfundoi stërvitjen për masa parandaluese, por të martën ai e përfundoi. Ai mund të luajë, ashtu si Banega.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb