Është Prokuroria e Krimeve të Rënda ajo që do të hetojë çështjen “Braho”. Oficeri gjyqësor, Fatos Lushi që kishte rolin e sekserit në skandalin korruptiv të denoncuar sot, është shpallur në kërkim menjëherë pas publikimit të rastit. Ndaj tij është prerë një urdhër-arresti nga Krimet e Rënda me akuzën për korrupsion. Ai ka hetuar një sërë çështjet të famshme, me personazhe të tilla.

Lushi që shihet në video duke numëruar paratë, plot 18 mijë euro që do të shkonin për Prokurorin Ardian Braho, është oficer i Prokurorisë së Tiranës te njësia Task Force.
Paratë që mori Lusha, ishin ryshfet në këmbim të heqjes së bllokimit mbi një shumë prej 150 mijë eurosh të qytetarit që kërkonte favorin.

Mësohet se Lushi ka qenë 15 vite oficer ushtarak pranë prokurorisë por këtë vit është emëruar oficer i prokurorisë së Tiranës. Ai ka hetuar gjithashtu edhe çështjen e Tom Doshit për pastrim parash.

Po kështu ka hetuar edhe dosjen e përgjimit të kryepolicit Haki Çako, parkun e liqenit të Veliajt, trukimet e ndeshjes së Skënderbeut, hetimin e rrëzimit të helikopterit të ushtrisë në Shkodër, etj.
Gjatë videos Lushi thotë se ka bizneset e tij dhe nga shuma prej 18 mijë eurosh nuk merr asgjë. Por, në fund ai i kërkon një kafe qytetarit që ka bërë denoncimin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: