Giuseppe Conte, i sugjeruar nga M5S dhe Lega si Kryeministër, është autorizuar nga kreu i shtetit, Sergio Mattarella, për të formuar qeverinë dhe ka pranuar “me rezervë” detyrën. Para njoftimit, Conte ishte në takim me Presidentin e Republikës për dy orë. “Unë do të jem avokati mbrojtës i popullit italian me angazhimin maksimal dhe përgjegjësinë maksimale”, tha ai.

Conte 1

“Programi në përputhje me marrëveshjet e shumicës”
“Në qoftë se kam sukses në kryerjen e detyrës, unë do të sjell një program në bazë të marrëveshjeve midis forcave politike të shumicës”. Kështu deklaroi Presidenti i emëruar i Këshillit Giuseppe Conte duke folur në Quirinale pas takimit me Mattarellan.

Conte 2

“Ne duhet të konfirmojmë qasjen evropiane të Italisë”
“Me Presidentin e Republikës kemi folur për fazën impenjuese dhe delikate dhe sfidat që na presin, për të cilat jam i vetëdijshëm, ashtu siç jam i vetëdijshëm për konfirmimin e qasjes ndërkombëtare dhe evropiane të Italisë”, u shpreh kryeministri i emëruar.

“Po lind qeveria e ndryshimit”
“Jashtë nga këtu është një vend që pret krijimin e një ekzekutivi dhe pret përgjigje, ajo që do të lindë do të jetë qeveria e ndryshimit”, tha Conte në fund të takimit me Presidentin e Italisë Sergio Mattarella.

Conte 4

“Kontrata në të cilën është e bazuar – shtoi ai – për të cilën kam dhënë një kontribut, përfaqëson plotësisht pritshmëritë e ndryshimeve të qytetarëve, do ta vendos atë si themelin e veprimit të qeverisë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb