Roben Semedo, futbollisti i Villareal në “La Liga”, është arrestuar nga policia spanjolle pasi akuzohet për pengmarrje dhe vjedhje kundrejt një personi. Lajmi është konfirmuar të martën nga forcat e rendit.

Për të kryer aktin e pengmarrjes ndaj një burri portugezi thuhet se ka vepruar së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë. Ata e kanë kapur, lidhur dhe e kanë rrahur përpara se t’i vidhnin shtëpinë nën kërcënimin e armës.

Prapaskena të tjera nuk janë zbuluar akoma.

Semedo në fillim të sezonit është transferuar nga Sporting Lisbon te Villarreal për 14 milionë euro. Gjithsesi ai nuk ka përmbushur pritshmëritë me skuadrën e re si në kampionat ashtu edhe në Europa League.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb