Ndodh shpesh që prindërit, sidomos kur janë të rinj, e mbulojnë karrocën e fëmijës me një mbulesë të hollë, me qëllim për ta mbrojtur nga vapa.

Por, sipas pediatres suedeze Svante Norgren, ky është një gabim i madh që prindërit nuk duhet ta bëjnë kurrë, pasi mbulimi i karrocës është shumë i rrezikshëm për beben.

“Brenda karrocës bëhet shumë vapë. Qarkullimi i ajrit nuk është i mjaftueshëm dhe ju nuk arrini dot të shikoni se çfarë po bën fëmija.”- shprehet doktoresha Norgren.

Fëmijët, kryesisht të porsalindurit, janë shumë të ndjeshëm ndaj vapës. Trupi i tyre ngrohet 3-5 herë më shpejt në krahasim me të rriturit. Për më tepër, të vegjlit nuk djersiten sa të rriturit, dhe për pasojë nuk mund të zvogëlojnë temperaturën e trupit.

“Është shumë e rëndësishme që fëmijët të mbahen nën mbikëqyrje të vazhdueshme kryesisht gjatë verës, për tu siguruar që janë të hidratuar mirë.”- sugjerojnë mjekët.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb