Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Mos më provoko”, zbardhet sherri i kreut të FRESSH në Gramsh në lokalin e kandidatit të LSI

Gramsh

GRAMSH- Zbardhet sherri mes mbështetësve të LSI dhe PS në qytetin e Gramshit. Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se në sherr është përfshirë administratori i një lokali në qytetin e Gramshit, Aurel Qafoku 40-vjeç, i cili ka kanosur kryetarin e FRESSH-it në këtë qytet, Enio Zanin 26-vjeç.

Të njëjtat burime saktësojnë se sherri ka ndodhur në lokalin që kishte me qira kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Admirim Kalaj.

Në momentin që kreu i FRESSH, Zani bashkë me anëtarë të tjerë të PS kishin shkuar të shpërndanin fletëpalosje në mbështetje të Partisë Socialiste, stafi i lokalit e ka marrë si provokim duke i përzënë me forcë, madje ka pasur edhe konfrontim fizik mes kamarierëve e mbështetësve të PS.

Në këto momente, Aurel Qafoku, një mbështetës i LSI-së është çuar nga tavolina dhe ka shkuar t’i ndajë të rinjtë. Shprehja që ka përsëritur tre herë Qafoku për Erion Zanin ishte: “Në lokalin tim nuk dua të shpërndahen fletëpalosje të asnjë force politike. Të lutem largohu”.

Për Qafokun u referuan materialet në Prokurori dhe po procedohet në gjendje të lirë për “Kanosje apo dhunim ndaj pjesmarrësve në zgjedhje”.
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Ana

    Nese ne nje qenie njerezore ekzston qetesia, mencuari, pjekuria, besa si dhe cdo virtyte pozitive…te gjitha keto i ka dhe me tepri Aureli !
    E gjitha tjeter eshte nje trillim pa vlere, Gramshi voton doktor Enverin dhe flm LSI qe na prezantohen me djem pozitive si Aureli. Suksese, Enveri do fitoje sepse Gramshi voton gramshiotin.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .