KORCE- Mijëra qytetarë korçarë, e kryesisht tifozë të Skënderbeut, janë mbledhur në një protestë ditën e sotme. Në tubimin paqësor që ka filluar në orën 13:30 para sheshit të Katedrales së qytetit të Korçës, tifozët mbajnë në duar pankarta me mbishkrimin “Mos na i vrisni ëndrrat”.

Klubi “Skënderbeu” është akuzuar për trukim ndeshjesh, ndaj qytetarët hartuan një petizion drejtuar UEFA-s.

Gjithsesi, siç shihet nga fotot e siguruara nga “BalkanWeb”, qindra mbështetës kanë dalë disa minuta më parë duke mbështetur klubin e “Skënderbeut”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb