Mjekët lajmërojnë se nëse blini në internet ose treg të hapur lente kontakti të cilat, nuk janë të aprovuara nga ligjet mjekësore mund t’ju përhapin infeksione.

Badrus Hussain, një kirurg për sytë ka thënë se po trajton shumë raste kur fëmijët rreth moshës 16 vjeç janë infektuar prej lenteve, shkruan ata. “Disa nga rastet që shohim janë pacientë që i ndajnë lentet me miqtë, përdorin të njëjtat çdo vit edhe pse ka kaluar data e skadencës si dhe kanë efekte tepër të rrezikshme që mund të përfundojnë në verbërim,” tha ai për Independent.

Kirurgu shtoi se zona e kornesë së syrit është tepër delikate, prandaj ndodh që të dëmtohet edhe nga lente të krijuara në zona laboratorike nga vetë mjekët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb