Për prindërit ato foto janë simbol dashurie, pafajësie por për një pedofil janë një lojë erotike. Shumica e fotove të gjetura në sajte pedopornografike vijnë nga rrjete sociale, si Facebook e Twitter ku prindërit i kanë publikuar thjesht për të ndarë momente gëzimi të tyre me fëmijët.

Zbulimi vjen nga një kërkim i “Australia’s new Children’s eSafety’, organizatë australiane që ka për detyrë të monitorojë sigurinë online të fëmijëve.

Nga studimi i tyre, rezultoi se fotot që policia ka zbuluar në luftën kundër pedofilisë, 50% e rasteve, bëhet fjalë për milionë imazhe në këtë përqindje, ishin foto që prindërit i kishin realizuar në pishina, në det, apo lojëra të tjera sportive, ku fëmijët paraqiteshin të zhveshur. Realisht në sytë e prindërve, apo miqve të tyre janë foto thjesht të bukura dhe perfekte, por në dosjet e pedofilëve ishin foto ku komentoheshin me terma seksualë dhe deri në shfrim erotizmi.

Një anëtar i kësaj organizate na shpjegon sesi fotot tona mund të bien në duar të gabuara. “Shumë pedofilë përdorin fanpage ku ju bëheni fan dhe më pas ai largohet vetëfshihet, por jo pa ju marrë fotot e fëmijëve dhe t’ua shesin dhe pedofilëve të tjerë”.

Toby Dagg, një investigues që punon për organizatën australiane madje zbuloi se mes miqve të prindërve ka dhe pedofilë ende të pazbuluar. Një sajt që frekuentohej nga pedofilë u zbuluan 45 milionë imazhe të fëmijëve, madje miliona prej tyre shumë të vegjël, bebe, ku disa prej tyre kishin dhe mbishkrimin, ‘Shoqja e vajzës sime në Instagram’.

Kjo organizatë paralajmëron prindërit se është shumë e lehtë të grabisësh foto në Facebook. “Kur poston fotografi në Facebook, ke humbur kontrollin e fatit të kësaj fotoje”.

(d.b/HuffingtonPost/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: