Nga: “BBC”

Largimi në masë i popullsisë së Kosovës duket se u ka rënë në sy edhe mediave të huaja dhe “BBC News” i ka kushtuar një reportazh kësaj situate. Edhe pse ‘BBC’ vë në dukje popullsinë e re që ka ky shtet, thotë se shumica e të rinjve tashmë kanë zgjedhur të largohen nga Kosova, për shkak të papunësisë. “BBC News” e ka quajtur Kosovën si populli më i ri në Europë, i cili pavarësisht se gëzon pavarësinë e tij prej 7 vitesh, ende ndihet e kërcënuar. “Kosova mund të ketë shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia shtatë vite më parë, por kohët e fundit ka pasur pak për të festuar”, thuhet në shkrim. Në fokus të medias amerikane janë të rinjtë, të cilët nuk disponojnë një punë dhe zgjedhin që të largohen për një jetë më të mirë në Europë. “Pothuajse gjashtë në 10 të rinj të Kosovës nuk mund të gjejnë një punë. Kombi ka popullsinë më të re në Evropë, me më shumë se gjysma e moshës 25 ose nën. ‘Arte’ është një kafene në Mitrovicë, e cila nuk ka asnjë klient për shkak të situatës ekonomike në Kosovë. Themeluesi i saj shprehet se çdo gjë jashtë Kosovës është më e thjeshtë. Punonjësit në këtë kafene tashmë kanë nisur që të perfeksionojnë gjuhën angleze për t’u rënë në sy investitorëve të huaj dhe institucioneve akademike, duke shpresuar punësimin e tyre. Ajo rrallë hapet këto ditë, sepse konsumatorët e saj ose nuk mund të përballojë 50 cent për një kafe, ose duhet të konsumojnë një pije të fundit përgjatë mbrëmjes”, vijon reportazhi. “BBC News” takoi dy të rinj për të gjetur se pse dhjetëra mijëra të rinj të arsimuar të Kosovës janë duke u larguar nga vendi, disa në mënyrë të paligjshme. Dhe përgjigja që gazetarët morën ishte unanime: ‘Në Kosovë nuk ka shpresë për një punë, sidomos kjo për moshat e reja’. Nuk ka rëndësi nëse ke arsimimin e duhur, apo edhe cilësitë që kërkohen, Kosova në sytë e të rinjve është një vend i pashpresë. Ndërkohë që shumica e vendeve europiane kanë deklaruar që nuk do të pranojnë kërkesat për azil të aplikantëve nga Kosova, ministri europian i Integrimit në Kosovë bën thirrje duke thënë: “Mos Shkoni. Qëndroni këtu dhe bëni ndryshimin për vendin tuaj”. Qeveria Kosovare ka nisur punën nga ana e saj për politikat e ndryshimit që do të riatdhesojë popullin e vet. ‘BBC’ tregon që nuk ka si të mos njihet Kosova me këngë-tarët dhe tekstet e tyre miks të gjuhës shqiptare dhe angleze.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: