“Lajme të rreme- totalisht një gjueti shtrigash politike”. Kështu ka reaguar presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump në Twitter pas lajmeve të shumta në mediat amerikane, mes të cilave New York Times e CNN se Rusia ka një material bombë për të.

Në mesazhin e shpërndarë në Twitter, Trump nuk e përmend çështjen, por orari kur është publikuar reagimi përkon me lajmet e shpërndara nga mediat amerikane në mbrëmje.

Videot e takimeve seksuale me prostituta të bëra në 2013 në një hotel në Moskë; Ryshfete të maskara si propozimi biznesi shumë fitimprurëse të bëra nga zyrtarët rusë; Takimet me përfaqësues dhe njerëz të Kremlinit në vitin 2016 për të diskutuar interesat e përbashkëta, duke përfshirë hakerimin në kurriz të partisë demokratike dhe kreut të fushatës elektorale të Hillary Clinton, John Podesta, janë disa nga informacionet personale dhe financiare shumë komprometuese por të pakonfirmuara nga askush, që kanë përfshirë Donald Trump, natën kur Barack Obama mbante në Çikago fjalimin e tij të lamtumirës si President amerikan duke bërë shumë amerikanë të derdhin lot.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: