Në qendër të Moskës, arkeologët kanë zbuluar një dhomë të fshehtë nëntokësore me mure dhe me harqe, në të cilën u gjetën më shumë se 150 objekte që datojnë nga shekulli i 16-të, deri në fillim të shekullit të 19-të.

Besohet se kjo dhomë është përdorur nga mbrojtësit e qytetit në shekullin e 16-të për të përgjuar armiqtë. Kjo nuk është e para dhomë e tillë që është gjetur në kryeqytetin rus, por e veçanta e saj është se përmbante një numër rekord të objekteve.

(BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: