Një zonë e Siberisë e quajtur Oymyakon është zyrtarisht vendi më i ftohtë i banuar përgjithmonë në Tokë. Megjithatë, banorët e kalojnë të ftohtin ekstrem si diçka rutinore të përditshme, pavarësisht se temperatura e ngrirjes së eshtrave është -62 gradë.

Në këtë zonë është mjaft e mundur që temperatura të jetë edhe më e ulët, duke pasur parasysh që ” Siberian Times”, raportoi se termometri dixhital i qytetit pushoi së punuari kur arriti atë gradë për shkak të të ftohtit edhe më ekstrem.

Ndërsa kjo mund të duket shumë interesante për turistët, banorët vendas të Republikës Yakutia të Rusisë, e marrin këtë situatë si diçka të zakonshme.

Temperatura e ashpër nuk është një justifikim për të qëndruar brenda, edhe për banorët më të rinj të vendit më të ftohtë në Tokë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb