TIRANE – Dy persona janë arrestuar në kryeqytet pasi i kanë vënë zjarrin një godine në kryeqytet orët e para të mëngjesit të sotëm. (foto ilustruese)

“Më datë 14.09.2017, rreth orës 03:05, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në godinën e Agjensisë së trajtimit të pronave ka rënë zjarr në katin e katërt të saj,ku nuk ka patur dëme në njerëz,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Nga shërbimet e policisë janë arrestuar për veprat penale “Shkatërrim prone me zjarr” dhe “Shpërdorim detyre”, shtetasit e mëposhtëm ( me detyrë funksionale roje godine) :

– Skënder Hysa, 62 vjeç banues në Tiranë.

– Sokol Hamitaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Vazhdon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore te autorëve të zjarrëvënies

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: