Marc Marquez ka triumfuar në Phillip Island, në Australi, duke fituar garën e vlefshme për klasin mbretëror të MotoGP.
Me suksesin në Australi, piloti spanjoll është tashmë 33 pikë më shumë se Andrea Dovizioso, me këtë të fundit që preku “finish”-in me një vend të 13 zhgënjyes dhe larg pritshmërive për një pilot që synon fronin.
Valentino Rossi e mbylli garën në vendin e dytë, por ka meritën se u kthye në makthin e iberikut, duke qenë i vetmi kërcënim për ambiciet e Marc Marquez.
Në vendin e tretë në garën australiane doli Maverick Vinales. Tashmë, në garën e ardhshme në Malajzi vjen edhe mundësia e parë e Marc Marquez për titullin. Atij do t’i mjaftojë të mos humbasë më shumë se 7 pikë ndaj italianit, një “match point” që mund të lehtësohet, nëse Dovizioso do të bëjë një garë zhgënjyese, si kjo në Australi.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: