KSAMIL– Policia e Ksamilit ka shpëtuar nga mbytja dy shtetas të huaj, pasi motori i ujit më të cilin udhëtonin ka pësuar defekt.

Policia Kufitare eshte njoftuar nga shërbimi i radarit Ksamil, se shtetasi G.B, 32 vjeç, banues në Francë kërkon ndihmë pasi mjeti argëtues tip motor uji nuk i ndizej dhe kishte mbetur në det përballë bregut të Vivarit.

Shtetasit e huaj po lundronin me nje “Jet ski” e cila ka pësuar difekt dhe nuk ndizej.
Në vënd shkoi Patrulla e Policise Kufitare me mjetin lundrues të Policise ku konstatuan se në mjet ishte edhe shtetasja Sh.A, 22 vjeçe.

Policia Kufitare shoqëroi të dy shtetasit të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ana e patrullës u tërhoq mjeti në bregun e detit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: