Prodhuesi i celularëve ‘smart’ Motorola dëshiron që t’u japë fund ekraneve të thyera, dhe këtë e tregon qartë patenta e fundit e marrë nga kompania në fjalë.

Sipas TechSot, në shkurtin e kaluar Motorola aplikoi për një patentë, dhe ajo ju aprovua para disa kohësh. Sipas fotos të patentës, ekranet do të përbëhen nga “elementë termikë”, që do të mundin të zbulojnë deformimin e ekranit. Më pas ekrani do të aplikojë nxehtësi, në mënyrë që të riparojë dëmin e bërë.

Kjo teknologji e re nuk do të mundi të riparojë çdo lloj dëmi që mund të shkaktohet, por të paktën do të mundohet të riparojë shumicën e dëmit.

Motorola nuk ka bërë të ditur akoma se kur do të hyjë në praktikë kjo lloj teknologjie. Duhet patur parasysh se kjo është thjesht një patentë, dhe nëse do të bëhet realitet apo jo, duhet të presim.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: