ORMAN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Orman të Korçës. Mësohet se dy të rinj të moshës 15 dhe 21 vjeç kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi motorri me të cilin po lëviznin është përplasur me murin rrethues të një banese.

Dy djemtë, Mateo Duci 21 vjeç, dhe Roelio Selimllari, 15 vjeç, ndodhen në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Informacion paraprak
Më datë 20.04.2018, jemi njoftuar se në fshatin Orman, shtetasi M.D, rreth 21 vjeç dhe shtetasi R.S, rreth 18 vjeç, duke lëvizur me një mjet tip motorr, janë përplasur me murin rrethues të një banese.

Për pasojë kanë marrë lëndime të dy këta shtetas, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Korçë, ku aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
aksidenti 665

aksidenti2
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: