TIRANE- Ndërsa familja e Ergi Dinit është akoma në zi për ndarjen para kohe nga jeta të këngëtarit, që vdiq teksa udhëtonte me motor në mes të Bllokut me mikun e tij Klajdi Halili, duhet se problemet për ta nuk kanë të sosur.

Barbana Dini, motra e këngëtarit me anë të një statusi në Facebook denoncon vjedhjen e profilit në Facebook të nënës së saj, e kjo sipas këngëtares bëhet me qëllim të keq, për t’ju vjedhur kujtimet që kanë.

“Miq te dashur fb i mamase time Mimoza Shaqiri Dini eshte vjedhur nga persona sigurisht te papergjegjshem!Ju njoftoj se perdoret nga tjeterkush!Fatkeqesisht nuk ka asnje logjike qe une te meresha me dicka te tille ne keto dite te zeza qe po kaloj por ja qe ka dhe njerez qe duan te na vjedhin dhe kujtimet per nje teke te tyre”,- shkruan Barbana.
Mamaja

Ergi Dini u bë i njohur për publikun e gjerë në vitin 2013 që kur u paraqit në audicionet e “X Factor Albania” atje ku u shqua për një timbër zëri mjaft të veçantë dhe potent gjë që e shpalli fitimtar më pas.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb