Mourinho duket i fiksuar me ish-lojtarët që ka drejtuar te Chelsea dhe këtë e tregon më së miri merkato e zhvilluar deri më tani te Manchester United. Tekniku portugez ka afruar dy lojtarët të cilët i ka stërvitur në “Stamford Bridge” si Romelu Lukaku dhe Nemanja Matiç, por siç raporton “The Sun” ka patur negociata edhe me të tretin, madje përpara se të firmosej me Lukaku-n dhe Matiç.

“Sunsport” zbulon se në muajin prill ka patur negociata mes Mourinho-s dhe Chelsea-s për transferimin e William në “Old Traford”. Këtë e dëshmon edhe vetë futbollisti në një prononcim për “Goal.com”.

“Kanë qenë disa biseda me agjentin. Kam punuar me Mournho-n dhe ai u bë gjithashtu shoku im. Ai më pëlqen shumë dhe unë e pëlqej shumë atë si trajner dhe si person. Ai beson shumë tek mua dhe aftësitë e mija dhe jam shumë i lumtur për këtë.

“Manchester-i më kërkoi mua, ata folën me agjentin, por asgjë nuk ndodhi sepse Chelsea nuk dëshironte të më shiste në asnjë mënyrë dhe dua të theksoj se jam i lumtur këtu.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb