Tekniku portugez Jose Mourinho, ka zbuluar arsyet e largimit nga galaktikët e Real Madrid në vitin 2013, edhe pse arriti të thyente hegjemoninë e Barcelonës në Ligën spanjolle.

E para kishte të bënte me familjen, ndërsa e dyta ishte pakënaqësia e tij që e detyruan të marr vendimin e tij për të lënë Real Madridin.

Në një intervistë për median franceze, Telefoot, The Special One pranon se ishte lodhur nga puna në sezonin e tij të tretë.

“Vendimi im për të lënë Real Madridin? Vajza ime do të studionte në Universitetin e Londrës, dhe dëshironim të mbanim familjen së bashku”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Ishte gjithashtu një vendim personal, sepse për mua është e rëndësishme të jesh i lumtur, rezultatet më të mira në futboll janë bërë në këtë gjendje”.

“Dhe, gjatë viti të tretë në Madrid, nuk isha më i lumtur”, tha trajneri aktual i Manchester United.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb