Jose Mourinho dhe Carlos Anchelotti kanë jo pak të përbashkëta. Përveçse dy teknikë me shumë emër në Europë, ata kanë fituar edhe dy tituj “Champions League” me dy skuadra të ndyshme.

Italiani mori drejtimin e Bayernit të Munihyt, verën e 2016-ës, por eksperienca e tij gjermane zgjati deri në tetor të vitit të kaluar, kur u shkarkua për mungesë rezultatesh.

Ajo që mund të mbahet mend në eksperiencën gjermane të Ancelottit, është se stafi ndihmës ishte i përbërë nga familjarë të tij, si dhëndëri dhe djali, që ndihmonin Carletton në punën e tij.

Njëjtë si italiani duket se ka vepruar edhe trajneri portugez i Manchester United. ‘Special 1’ka punësuar djalin e tij si asistent në stafin trajnues të ‘Djajve të kuq’. José Mario Mourinho, tashmë 18-vjeçar, u pa në pankinë në sfidën ndaj Sëansea-t, ndërsa do të vijojë punën përkrah të atit.

953599

Djali i Mourinho-s, ashtu si i ati, ka tentuar të luajë futboll, duke u aktivizuar në skuadra moshash si portier, por duket se njësoj si Jose shumë vite më parë, e kuptoi se futbolli i luajtur nuk është për të.

Tashmë ai ka vendosur të merret me trajning dhe kush më mirë se babai i tij mund ta instruktojë në këto hapa të parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb