Aventura e Schweinsteiger te Mançester United nuk u ngrit kurrë në nivelin që pritej dhe goditjen përfundimtare gjermani po e merr me ardhjen e Mourinjos. Kjo situatë aspak e denjë për të dy palët pritet të marrë fund me ardhjen e janarit, pra me hapjen e merkatos.

Nga Anglia vjen lajmi që bën të ditur se ku do ta vazhdojë karrierën mesfushori që pushtoj botën së bashku me Gjermaninë në vitin 2014. Sipas “The Mirror” ekipi I ri I Bastian do të jetë Milan.

Schweinsteiger është kërkuar edhe më parë nga “kuqezinjtë” por kësaj radhe duket se është momenti I duhur për të bërë një lëvizje të tillë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: