Ish-gjyqtari ndërkombëtar, Albanio Janku, mendon se penalltia e dhënë sot në finalen e Kupës së Shqipërisë është shumë e diskutueshme. Në moviolën gjatë emisionit “Fair Play”, ai ka shpjeguar hapat se si është marrë ai vendim dhe cili kishte qenë gabimi kryesor i Hamitit.

“Ndeshja ishte fair-play dhe pati vetëm dy probleme. I pari ishte ai i 11-metërshit dhe më pas goli i anuluari për Laçin.

Po ta shikojmë me vëmendje, themi që është në moment shumë i diskutueshëm. Këtu duket që këmba në momentin e ndërhyrjes për faull është jashtë. Por unë kam komunikuar edhe me asistentin, e ka sinjalizuar ai dhe Enea Jorgji nuk e ka dhënë, vendimmarrjen e ka dhenë asistenti.

Gabimi ka qenë te vonesa e reagimit të kryesorit. Në këtë moment pamjet janë shumë të diskutueshme, them se është jashtë. Por po ta shohim ndërhyrjen me këmbën e dytë, është mbi vijë. Mbi vijë është 11-metërsh.

Sa i përket golit të anuluar për Laçin, lojtari kalon vijën dhe them se vendimi ka qenë i saktë nga gjyqtari”, u shpreh Janku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb