TIRANË- Shtohen kërkesat për azil në Gjermani. Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë ka publikuar sot shifrat e kërkesave për azil në këtë shtet, ku pas Sirisë, e dyta vjen Shqipëria.

Duket se kërkesat nga Shqipërika kanë pësuar një rritje të madhe pasi po ta krahasojmë me shifrat e 3.260 këresave në maj të 2014, ato kanë shkuar në 16.250 në maj të 2015.

Konkretisht, Ministria e Brendshme e Gjermanisë, në muajin maj ka pasur 16784, ndërsa në krahasim me një vit më parë kërkesat kanë pësuar rritje me 78,7%.

Prej tyre, 5687 veta kanë marrë statusin e refugjatit, sipas kritereve të Konventës së Gjenevës për Refugjatët, njoftojnë mediat gjermane.

Ndërkaq 84 persona krahas kësaj kanë fituar edhe mbrojtje plotësuese të mbështetur në të drejtën e BE-së ndërsa për 131 veta është përjashtuar mundësia e dëbimit. Nga ana tjetër, gjatë majit 6354 personave u është refuzuar kërkesa për azil.

Sipas MPB-së, në muajin maj nga Shqipëria ka pasur 4922 kërkesa për azil, ndërsa në vend të parë ka qënë Siria me 5100 kërkesa, pas tyre vjen Serbia me 1990 kërkesa, e katërta renditet Kosova e 1947 kërkesa.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: