TIRANE- Përgjatë 72 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka refuzuar të drejtën e udhëtimit në zonën Shengen rreth 750 shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, të cilët rezultuan në shkelje të procedurave për udhëtim në zonën Shengen.

Policia e Shtetit, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka shtuar masat e kontrollit në pikat kufitare, me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj partnerëve

Në Rinas janë kthyer nga Franca në Shqipëri 49 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen. (2)ndërkombëtarë.

Ministria e Punëve të Brendshme fton edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e lëvizjes në zonën Shengen, duke udhëtuar me dokumentacionin e rregullt dhe duke respektuar ditët e qëndrimit.

Ministria e Punëve të Brendshme rikujton se është absolutisht e pamundur që shtetasit shqiptar, të fitojnë azil politik në vendet e BE-së.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: