Milano- Pas 10 vitesh punë dhe kërkime në Laboratorin e Qendrës Kërkimore të Nervianos, mjekë, kimistë dhe biologë kanë arritur të krijojnë një substancë revolucionare ‘l’Entrectinib’ e cila do të zëvendësojë kimioterapinë.

Ideja e grupit të kërkimit lindi para 10 vitesh, në 2006 për të zhvilluar një molekulë e cila do ta godasë tumorin në metastazë.

Në fazë ende eksperimentale të dhënat konfirmojnë efikasitetin e ilaçit. Zhvillimi përfundimtar klinik është arritur në ‘Niguarda Cancer Center’ dhe në institutin nacional të tumorit. Sipas të dhënave testet janë zhvilluar në 119 pacientë në spitale nëpër Evropë, SHBA dhe Azi. 75% e të trajtuarve iu janë përgjigjur pozitivisht terapisë duke arritur përmirësime të dukshme.

Për 3 pacientë me kancer në mushkëri përgjigja nga terapia ka qenë 100% duke bërë që tumori të zhduket plotësisht.

Doktoresha që udhëhiqte projektin, Elena Ardini në fjalën e saj për mediat nuk fshehu krenarinë. ‘Një skuadër prej 50 personash, punoi fort për të arritur një objektiv të përbashkët me pasion dhe përgjegjësi përpara pacientëve. Sipas Elena Ardini eksperimentet u kryen mbi pacientë që ishin me tumor në fazë të avancuar dhe që nuk mund të operoheshin. Në disa raste kemi ulur masën e tumorit dhe metastazës. Në një fazë më të avancuar mund të zëvendësojë kimioterapinë, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb