Për tre ditë me radhë Aysha e vogël 10-vjeçare mbijetoi pa ushqim dhe ujë bashkë më nënën e saj ndërkohë që beteja e tmerrshme për të çliruar Mosulin nga kthetrat e luftëtarëve të ISIS vazhdonte jashtë shtëpisë së saj.

Kur më në fund shpëtimi erdhi nga trupat irakiane, ajo mezi mbajti lotët dhe falënderoi shpëtimtarët e saj duke ofruar t’ju puthte edhe këmbët. Fshati i saj i quajtur Kafer, 18 milje larg qytetit të Mosulit në Irak, ka qenë nën kontrollin e fanatikëve islamistë që në 2014.

Por te enjten, pas shumë ditësh luftimesh të ashpra dhe sulmesh ajrore, më në fund erdhi çlirimi. Duke shtrënguar biskotat dhe shishen e ujit që i kishin dhënë ushtarët, 10-vjeçarja falënderoi shpëtuesit e saj me fjalët: “Ju jam kaq mirënjohëse. Unë mendova se nuk do vinit kurrë. Unë dhe nëna ime kemi ndenjur tre ditë pa ushqim dhe ujë, babain tim e vranë terroristët. Luftëtarët e ISIS kanë marrë shumë fëmijë nga fshati im, nuk e di se çfarë bëhet me to, disa prej tyre kanë vdekur. Faleminderit, faleminderit, më lejoni t’ju puth këmbët.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb