Një foshnje e porsalindur me përmasat sa të një pëllëmbe dore, arriti të mbijetonte edhe pse lindi para kohe.

Francesca Bradley- Curran nëse do të kishte lindur 48 orë më herët, nuk do të ishte asistuar nga mjekët, kjo pasi sipas ligjit britanik, foshnjet që vijnë në jetë përpara limitit të abortit nuk asistohen nga mjekët për shkak të përqindjes së ulët të mbijetesës.

Nënës 37 vjecare, Victoria Bradley nga Liverpool, iu tha se vajza e saj nuk do të mbijetonte për shkak se peshonte vetëm 623 gramë kur lindi, në prill.

Sot Francesca është 9 muajshe,duke i habitur të gjithë me faktin që arriti të mbijetojë duke luftuar me meningjitin, infeksione dhe dy mushkëri të dëmtuara.

“Nuk e mendoja kurrë që do të mund ta sillja në shtëpi vajzën, e gjitha kjo ishte një mrekulli,” tha e ëma e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: