ZIMBABVE– Emmerson Mnangagwa do të betohet si president i Zimbabves, pas shkarkimit të Rober Mugabes dhe qeverisjes së tij gati dyzetvjeqare.

Ish-nënkryetari që ishte dëbuar nga vendi, është rikthyer të mërkurën, për t’u inauguruar në Harare.

Shkarkimi i tij këtë muaj, bëri që partia në pushtet Zanu PF, dhe ushtria të ndërhyjë për largimin e Mugabes.

Opozita i ka bërë thirrje, Mnangagwas, i cili ishte pjesë e elitës në pushtet, t’i japë fund “kulturës së korrupsionit”. Lajmi për largimin Mugabes nga pushteti, u prit me festë në gjithë vendin.

Mugabe njoftoi për largimin e tij, përmes një letre që u lexua në Parlament, pasi ai refuzonte të linte pushtetin në mënyrë paqësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: