Skënderbeu arriti një fitore historike mbrëmë në “Europa League” duke mposhtur ukrainasit e Dinamo Kiev me rezultatin 3-2, por gjithsesi morën edhe lajmin negativ se aventura e tyre në komepticionin europian do të përfundoi në fazën e grupeve.

Në skuadrën korçare pothuajse të gjithë futbollistët shkëlqyen, por në votimin e UEFA-s nigeriani Xhejms Adenjy u përzgjodh më i miri. Xhejms u dallua mbi të tjerët jo vetëm për golin q ëshënoi, por edhe për impenjimin që tregoi përgjatë 90 minutave.

adenjy

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb