Hekuri është një element i cili ka një rëndësi të veçantë për trupin tonë. Ai ka një rol thelbësor për prodhimin e hemoglobinës, një proteinë që ndihmon rruazat e kuqe të gjakut të shpërndajnë oksigjenin në trup.

Ekzistojnë disa shenja të ndryshme të cilat tregojnë mbi mungesën e hekurit.

Shenjat treguese janë:
Ndiheni të lodhur shpesh
Nuk mbusheni mirë me frymë
Keni rrahje të shpeshta të zemrës
Keni dhimbje gjunjësh
Ju dhemb koka
Ndiheni në ankth pa arsye
Keni rënie flokësh.

Nëse ju keni shenja të tilla në organizmin tuaj është e rëndësishme që të kryeni kontrollet e duhura te mjekët dhe të merrni masa për të rikuperuar këtë gjendje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: