Gjashtë të porsalindur që flenë brenda kartonëve ku shkruhet Biogalenic, një markë vendase e ilaçeve dhe të vendosur drejt në një tavolinë të spitalit. Një copë e vogël letre tek koka tregon identitetin e tyre.

Këto fotografi janë hedhur në Twitter për të dokumentuar gjendjen e degraduar me të cilën përballen disa institucione shëndetësore në Venezuelë.

Autor i fotove është Manuel Ferreira, një avokat vendas, ekspert i të drejtave të njeriut, i cili ka dashur të tërheqë vëmendjen në faktin se në mungesë të inkubatorëve e krevateve të vegjël, janë ricikluar kutitë e kartonit për të mbajtur të porsalindurit që kanë ardhur në jetë në spitalet publike.

Kjo gjë ka ndodhur në repartin e lindjeve në spitalin “Domingo Guzman Lander” në verilindje të vendit. Në Twitter autori i fotove ka postuar edhe një frazë të një kënge të famshme ku thuhet: “Sa e trishtueshme si mbërrijnë fëmijët në djepat e tyre të kartonit”.

Imazhet janë shndërruar menjëherë në virale dhe pak orë më pas, siç tregon vetë avokati nga Venezuela, përgjegjësit e spitalit kanë nxituar të zëvendësojnë kutitë e kartonin me krevate të vërtetë. “Denoncimi im të paktën shërbeu për t’i mbajtur pak më mirë ato bebe”, komentoi Guzman.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb