Dy vite më parë ultrasit e Dinamos së Zagrebit munguan në takimin e parë të fazës “playo-ff” të “Champions League” në “Elbasan Arena” pasi e konsideruan Skënderbeun si kundërshtar të dobët, por e njëjta gjë nuk do të ndodh nesër.

Në ndeshjen e kthimit të programuar nesër në stadiumin e Elbasanit në orën 20:00 zyrtarisht do të jenë të pranishëm edhe 147 ultras të Dinamos së Zagrebit. Duke parë faktin e pashmangshëm që në këtë betejë të dytë vuloset kualifikimi, “Bad Blue Boys” nuk kanë ndër mend që ta lënë vetëm ekipin.

Duke parë pjesëmarrjen e tyre, por edhe e shumë tifozëve të tjerë policia shqiptare ka marrë masat e nevojshme. Rreth 50 forca policie do të vijnë nga juglindja në “Elbasan Arena” bën me dije drejtoria vendore e Policisë Korçë, ndërsa shumë forca të tjera të Drejtorisë së Elbasanit janë gati për këtë takim. Pritet që të mos mungojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të mbajtur nën kontroll situatën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb