TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndërtimin e ‘murit’ që serbët kanë nisur të vendosin në Mitrovicë, ndërsa nuk nguroi të lëshonte as akuza ndaj pasardhësit të tij, Edi Rama. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Berisha theksoi se ky ishte rezultati i parë i dashurisë Rama-Vuçiç.

Ndër të tjera ai shton se ky mur po përdoret për realizimin e qëllimeve nga Beogradi. Ditën e sotme, mediat kosovare pohuan se në veri të Mitrovicës, po pretendohet se po ndërtohet një mur i lartë për të ndarë fizikisht këtë pjesë të qytetit me atë jugore.

STATUSI
Te dashur miq, pasi dështuan me te gjitha menyrat për ndarjen e Mitrovicës, Beogradi vendosi të perdore murin për realizimin e qëllimeve te tij. Në përputhje me këtë projekt prej disa ditësh, ultranacionalistet serbë të Beogradit, në sy të autoriteteve të Kosovës, BE, OKB dhe të mbarë botës po lartësojne murin ndarës së Mitrovicës te Veriut, de facto të dhunimit flagrant të integritetit territorial dhe sovrantitetit te Republikës se Kosovës.

Me këtë akt, Beogradi sillet si pushtues i Kosovës, destabilizues i rajonit dhe varrmihës i marrëveshjeve të Brukselit. Ky akt akuzon gjithashtu direkt Edvin Kristaq Ramën, i cili në takimet e tij të shumta me Aleksander Vuçiç duket se ka gatuar pazare të pista! Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë veprim pushtues të Beogradit ndaj Kosovës, ju bëj thirrje autoriteteve dhe qytetarëve të Kosoves të përdorin të gjitha mjetet kushtetuese për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të dhunuar nga pushtuesit e djeshem serb të Republikës së Kosovës. Ju bej thirrje komunitetit ndërkombëtar, SHBA, NATO-s, Bashkimit Europian, OKB të marrin të gjitha masat për ndëshkimin e këtij akti agresiv të Beogradit, që dhunon integritetin dhe sovranitetin e një vendi të pavarur dhe rrezikon në menyrën më serioze paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë! sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: