SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e shkurtimit të fondeve të Rojës Bregdetare në mënyrë që të sigurojë paratë për të ndërtuar një mur në kufi me Meksikën, si masë për të goditur imigrimin e paligjshëm.

Gjatë garës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë zoti Trump u zotua për ndërtimin e një muri 3200 km të gjatë për të penguar hyrjen e imigrantëve nga Meksika dhe Amerika Qëndrore.

Por ai po përballet me problemin e gjetjes së parave për të financuar këtë projekt gjigand. Ai vlerëson se muri do të kushtojë 12 miliardë dollarë, megjithëse zyrtarë të Agjensisë së Sigurisë Kombëtare thotë se kostoja arrin në 21.6 miliardë dollarë.

Megjithëse presidenti Trump nuk i ka ofruar ende Kongresit një propozim për buxhetin e qeverisë, një draft mbi shpenzimet prioritare të lidhura me murin, po qarkullon mes zyrtarëve të Uashingtonit për të marrë mendimin e tyre.

Pritet që agjencitë e shënjestruara për shkurtim fondesh të shprehin kundërshtimin e tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: