KOSOVE-KOSOVE-Kryeministri Isa Mustafa ka thënë zhvillimi i Kosovës nuk mund të krahasohet me pretendimet për ndërtimin e muri në lumin Ibër, në Mitrovicë.

“Muri në veri të Mitrovicës do të trajtohet me ligj, do të bisedojmë edhe me BE-në. Nuk do t’i tregojmë muskujt e as gjoksin, sepse ato i tregon ligji. Ministrja për Dialog është në kontakte me BE-në që të shikojë nëse është në harmoni me marrëveshjen”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa gjatë konferencës së sotme, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Jashtëm, Enver Hoxhaj,.

“Ne kemi kaluar rrugëve të Kosovës dhe jo të Serbisë dhe nuk jemi ndalur nga askush. Rrugës kemi marrë informacione se disa qytetarë kanë bllokuar rrugën dhe me vendim të organeve të sigurisë kemi shkuar në një rrugë tjetër dhe nuk jam vonuar më shumë se 10-15 minuta”, ka thënë ai.

Mustafa ka kujtuar se edhe në kohën kur kishte protesta në Prishtinë ka pyetur nga cila rrugë t’i bie që mos të ballafaqohet me qytetarë për të shmangur situata të pakëndshme.
Ai ka thënë se janë të vetëdijshëm që situata në veri nuk është aq e mirë, por janë të vendosur që këto probleme të zgjidhen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb