TIRANE – Pak kohë më parë Musa dhe Dona njoftuan ndarjen e tyre. Ishte pikërisht modelja bukuroshe e cila nëpërmjet një postimi në Instagram shkroi: Sepse kaq ishte, faleminderit për besimin të gjithëve. Ju falenderoj me zemër.”

48199c38c689e62b8586e637c9811087

Secili prej tyre më vonë nisi të postojë foto nga jeta e re pa njëri-tjetri, Dona me projektet e saj të modelingut, ndërsa Musa është zhvendosur të jetojë në Itali.

Mesa duket ky i fundit e ka hedhur prapa krahë historinë me ish- banoren e Big Brother, dhe ka nisur një lidhje të re. Të paktën kështu kuptohet nga fotoja e fundit që ka postuar në Instagram, ku shihet në krahët e një vajze brune.

Dona dhe Musa ishin një ndër çiftet më të pëlqyer të këtij edicioni të Big Brother. Lidhja e tyre nisi brenda shtëpisë, dhe zgjati shumë pak pasi përfundoi loja. Ato i bashkohen grupit të çifteve që me përfundimin e BB9, zgjodhën të përfundonin dhe lidhjen e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: