PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, vazhdon t’ju bëjë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos migrojnë ilegalisht. Ai ka deklaruar të shtunën se institucionet e vendit janë të përkushtuara që të angazhohen me gjithë potencialin që kanë, në mënyrë që të krijohen kushte me të mira jetese.
Kryeministri Mustafa, tha se: “Qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë qenë në gjendje që të dalin fitimtarë edhe në shumë situata më të rënda. Kosova do të dalë fitimtare edhe në këtë etapë përfundimtare të forcimit të shtetit ligjor, të funksionimit të jetës demokratike dhe zhvillimit ekonomik që është detyrë e jona kryesore. Ritheksoj se qytetarët e Kosovës nuk duhet të braktisin vendin e tyre”, tha Mustafa.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se të gjithë duhet të angazhohen së bashku për interesat madhore të vendit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: