PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mbajtur një konferencë për media për Demarkacionin.

Mustafa deklaroi se në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, kjo çështje do të procedohet për votim.

“Tani është përgjegjësia e deputetëve të marrin vendim lidhur me këtë marrëveshje. Ky nuk është vendim i thjeshtë e mbledhjen e ardhshme të Kuvendit do të vendoset për sovranitetin shtetëror, për Demarkacionin me Malin e Zi, për kriterin e fundit të liberalizimit të vizave”, është shprehur Mustafa.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: