Ai është ndër ata personazhe që bën zhurmë sa herë që flet. Mustafa Nano ka vendosur që t’i turbullojë ujërat përsëri. Këtë herë me një monolog, i cili flet për ato tema që ç’është e vërteta, i flasim nën zë, nëpër tavolina dhe asnjëherë me zë të lartë.

Shfaqja që do të ngjisë premierë në skenë ditën e nesërme, në zhanrin “Stand Up Comedy”, ka një titull që provokon dhe që si tematike kryesore ka seksin dhe seksualitetin.
Nano ishte i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan dhe gjatë emisionit zbuloi detaje nga shoë “Nuk ka k***a në këtë botë”.

“Unë nuk përdor fjalë të cilat ne i quajmë të pista në shoë. Ka shumë rëndësi konteksti në të cilin i themi fjalët. Unë nuk e shoh veten si provokator, nuk jam provokator. Unë përpiqem të sfidoj një pjesë të shoqërisë që e shoh të prapambetur”, tha Nano, shkruan tvklan.

Por ai ka treguar edhe për herën e tij të parë, një eksperiencë siç thotë ai traumatike, pasi ishte 15 vjeç dhe më një grua më të madhe.

“Diskutimi për seksin këtu është tabu, nuk para flitet. Mua kjo gjë më shokon, më skandalizon. Ndërkohë që seksi është gjëja më humane që mund të përfityrohet. Është një atributi ynë. Ne flasim si me turp për seksin sikur flasim ëpr ndonjë gjë të frikshme. Ndërkohë që seksi është një nga kënaqësitë e kësaj bote. Ne e shohim seksin si mallkim, por në fakt është bekim, është qejf. Gjëja personale në shfaqje është hera ime e parë. Hera ime e parë ka qenë me një grua me eksperiencë. Ishte tronditëse, traumatike pasi unë isha i virgjër, isha një produkt librash, isha pak i ndrojtur. Tani nuk jam më dhe kur shoh Muç Nanon 15- vjeçar them si ka mundësi.”, tha Nano.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: