Kryeministri ende në detyrë Isa Mustafa teksa u ndal tek një analizë për punën e deritanishme të qeverisë që ai drejtoi, theksoi se hapat për Kosovën ishin historik.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Mustafa pohoi se një nga pikat e suksesit është edhe procesi i integrimit, –pavarësisht sabotimeve- theksoi ai.

POSTIMI I MUSTAFËS
Integrimi në Bashkimin Evropian, bashkë me anëtarësimin në NATO dhe ruajtjen e miqësisë permanente me SHBA-të, nuk janë trend i kalkuluar, por vizion dhe përcaktim popullor i qytetarëve të Kosovës. Qeveria jonë, me gjithë sabotimet e shumëanshme, ka bërë hapa historik në proceset eurointegruese duke nënshkruar dhe filluar së zbatuari MSA-në, duke përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave, duke vendosur raporte partneriteti me autoritetet evropiane dhe me shtetet kryesore të BE-së, si dhe duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në iniciativat evropiane, ku kemi përfituar projekte konkrete e kemi parandaluar nisma të dëmshme për vendin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: