BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për mediat pas ndërprerjes së takimit me palën serbe në Bruksel. Kjo ndërprerje erdhi për shkak të angazhimeve të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, që do të marrë pjesë në samitin e organizuar mes BE-së dhe Kinës.

Siç njofton agjencia e lajmeve “Tanjug”, kryeministri i Kosovës ka thënë që të dy palët i kanë përafruar qëndrimet lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe. Pos kësaj, sipas Mustafës, është biseduar edhe për telekomunikacionin, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se deri në fundin e këtij raundi të bisedimeve pret marrëveshje në të katër temat që janë në rend të ditës. “Po punojmë në të katër fushat në përpjekje për arritjen e marrëveshjeve dhe nënshkrimin e tyre. E kam ndërruar biletën, nuk do të udhëtoj sonte në Berlin, por nesër në mëngjes”, ka thënë Mustafa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: