NGA ANXHELA DEVOLE

TIRANE– Në larmishmërinë e aktiviteteve, për festën e “1 Qershorit” hapi dyert edhe ambasada e Republikës popullore të Kinës. Për rreth një orë, fëmijët kinezë dhe shqiptarë që mësojnë gjuhën kineze, shijuan programin dedikuar tyre, të përgatitur enkas për këtë ditë me muzikë, kërcime dhe arte marciale.

Fëmijët të cilët kishin marrë pjesë në garën e pikturave “Kina siç e shoh unë”, u shpërblyen me çmime dhe dhurata. Festa nisi me interpretimin me kukulla të talenteve nga Akademia e Teatrit të Shanghait, për të vijuar me pjesë speciale Kung Fu.

Tetë kërcimtarë të vegjël kërcyen disa valle popullore, për të ndërthurur traditat mes dy vendeve. Fëmijët e përkushtuar për të mësuar gjuhën kineze recituan poezi, dhe kënduan në kinezisht. Festa dedikuar fëmijëve në ditën e tyre, u mbyll me një prezantim të shkurtër të Kinës, përmes fotove.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb