Lukas Vazquez, futbollisti i Real Madrid shumë i urryer për Juventusin, është rikthyer të komentojë edhe një herë atë episod në fundin e ndeshjes që nxorri bardhezinjtë jashtë “Champions League”.

Për ndërhyrjen e Benatia-s që shkaktoi penallti në favor të tij Vazquez është shprehur: “Ishte penallti, nuk ka dyshime për këtë. Na kanë zili kaq shumë sepse jemi për të 8-ën herë radhazi në gjysmëfinale dhe ndeshja e radhës me Bayern Munchen, do të jetë një sfidë e madhe”.

Në fund ai ka edhe dy fjalë për James Rodrigues: “James është një mik i mirë, por shpresoj të mos shkojë në finale”, përfundon Vaskez, raporton spanjollja ‘Marca’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb