TIRANË- “Kush është pashai”, është një prej parullave të vendosura nga protestuesit e thirrur sot në protestë nga opozita shqiptare kundër qeverisë.
Makina dhe autobusë të mbushur me protestues janë nisur nga Shkodra, Vlora, Lushnja e plot rrethe të tjera. Në vend të targës dhe destinacionit qytetarët kanë vendosur parulla “Na prit pasha!”, “Pasha po vijmë!” duke përdorur një prej cilësimeve për Agron Xhafajn në audio-përgjimin e publikuar pak ditë më parë nga PD ku flitet për trafik droge dhe akuzohet vëllai i ministrit të brendshëm.
Ndërkohë sipas drejtuesve të PD në Lushnje, nga ky rreth drejt Tiranës janë nisur 8 autobusë dhe qindra mjete të vogla me rreth 3 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD.
(m.k/BalkanWeb)