Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

‘Nacionalizmi juaj më ka provokuar’, Rama ia kthen banorit të Dropullit: Mos ta ka thënë qirio Saliu

edi rama2

DROPULL – Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Grapsh të Dropullit me përfaqësues të pakicës kombëtare greke.

Nuk munguan as batutat mes tij dhe një banori të Dropullit, i cili kërkonte që Këshilli i Bashkisë së Dropullit të mos kthehj në konkurs mode, por punësimet të bazohen në meritokraci.

Ai gjithashtu iu ankua kreut të qeverisë se termat e tij nacionaliste “e kishin lënduar”.

Banori: Dua të flas për problematikat të Dropullit, flas si fermer. Gjithë fushata e PS në vitin 2017 ishte bazuar në gënjeshtër, duke thënë se 100 e ca vetë ishin të punësuar në bashkinë Dropull.  Këshilli i bashkisë të mos jetë konkurs mode, të bazohet në meritokraci. Tepsia vetëm, të ndarë nga PDIU?

Rama: Po LSI-në ku e le apo s’e thua se je vetë me LSI-në?

Banori: Jo, jo unë jam me PD.  Nacionalizmi juaj më ka provokuar

Rama: Më thuaj një nacionalizëm që kam shprehur unë..

Banori: Të zgjerojmë Shqipërinë…

Rama: Jo këtë mos e ka thënë qirio Saliu. Së pari, qeveria nuk arreston njerëz. Arrestimet i bën prokuroria. Dhe këtë e kam edhe për shumëkënd që duke qenë i dëshpëruar nga shumë vite padrejtësira, ka humbur durimin e më thotë mua pse nuk fut në burg këtë e atë. Lavdi popullit shqiptar në ’90 sistemi ku të kapte e fuste në burg qeveria e kryeministri, mori fund. Sot jemi në një sistem që këtë e bën vetëm drejtësia. Më vjen keq që e përmend Spiro Skerës. Unë kam pasur raport miqësor me të, nuk e kam takuar, por raportet i kam pasur të mira. Problemet me tenderat i zgjedh ai. Përmende disa gjëra të pavërtete se ‘Shqipëria të shtrihet në jug, në lindje, apo në perëndim’. Se kam thënë. Ku  e ke dëgjuar? Se kam thënë.

(e.f/BalkanWeb)


Komente ( 2 )