Napoli ka shkatërruar në “San Paolo” me rezultatin e frikshëm 6-0 të sapongjiturit e Beneventos-s me të cilët luan edhe Ledian Memushaj.

Të besuarit e Mauricio Sarrit e zhbllokuan sfidën që në minutën e 3-të me anë të mesfushorit Allan. Insigne pas vetëm 12-të minutash realizoi golin e dytë duke dhënë sinjale të qarta se sfida do të përfundonte me goleadë.

Më pas Dreies Mertens dhe Callehon do të vendosnin emrin në listën e golashënuesve para se të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën belgu Mertens gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera me 11-metërsh duke realizuar ‘tripletë’.

Napoli 6 – 0 Benevento 17/09/2017 All Goals… by Soccer_LENS
Elseid Hysaj luajti përgjatë 90-të minutave për napolitanët, ndërsa Memushaj e ndoqi ndeshjet nga stoli.

Napoli me 6-të golat e shënuar dhe me 3 pikët e fituara, renditet i pari në “Seria A” falë golavarazhit por me të njëjtin numër pikësh sa Juventusi edhe Interi, 12-të.
21586550_10154804600096937_4059391398081892020_o
Në takimet e orës 3 është luajtur edhe sfida Milan Udineze e përfunduar me shifrat 2-1. Në takimin që sulmuesi kroat Kaliniç startoi nga fillimi u bë protagonist me realizimin e dy golave duke i dhënë fitoren Milanit pas disfatës në Romë kundër Lacios.


Golin e vetëm të Udinezes e shënoi Lasagna në minutën e 28-të duke barazuar përkohësisht rezultatin në shifrat 1-1.

Milan pas javës së 4-rt në “Seria A” renditet në vendin e katërt me 9-të pikë, 3 më pak se kryesueset.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb