Napoli ka arritur të rikthehet në krye të “Seria A” pasi mundi minimalisht 1-0 Spal në “San Paolo”. Ekipi i Sarri-t nuk ishte në formën më të mirë por pavarësisht kësaj mori 3 pikët mjaft të vlefshme.

Golin që vulosi takimin e realizoi mesfushori brazilian Allan në minutën e 6-t.

Në përballjen mes shqiptarëve në takimin Benevento-Crotone të fituar kanë dalë Gjimshiti me Memushajn pavarësisht se ky i fundit qëndroi në stol përgjatë 90-t minutave. Ekipi ku luan Ajeti, Crotone, edhe pse fillimisht mori avantazhin në fund është mposhtur me shifrat 3-2.

Ajeti i cili këtë takim e nisi si mesfushor në skemën 3-5-2 në minutën e 57-t u zëvendësua nga Diaby, ndërsa Berat Gjimshitaj qëndroi në lojë përgjatë gjithë kohës dhe dha asistin në golin e fitores për Diabate.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb